Futboll Kategoria Superiore Sport

ZYRTARE/ Dinamo prezanton afrimin e parë, arrin akordin me sulmuesin e Kastriotit

Patrik Bardhi është lojtari më ri i Dinamos. Sulmuesi 23-vjeçari mbylli aventurën me Kastriotin dhe ditën e sotme është zyrtarizuar te blutë e kryeqytetit.

Bardhi bëhet kështu zyrtarizimi i parë i Dinamos në merkato, pak ditë pas prezantimit të trajnerit Bledi Shkëmbi.

“Nëndetësja blu” u rikthye në Superiore, pas 9 viteve mungesë dhe drejtuesit po punojnë për ndërtimin e një skuadre kompetitive.

“Patrik Bardhi është firma e parë e projektit të ri. Sulmuesi 23-vjecar vjen pas një aventure të suksesshme në Kategorinë Superiore duke treguar rritje në karrierën e tij sportive.”, thuhet në njoftimin e Dinamos.

Related posts

TRANSFERIMI I POGBAS/ Barcelona në pritje të “shfrytëzimit” të rastit për mesfushorin

Isa.Autor

Festa e Neymarit për ditëlindjen e 26-të: 50 të ftuar nga Brazili me gjithçka të paguar

Q.Autor

MUZAKA DHE BREGU SPEKTAKOLAR/ Skënderbeu dërrmon Partizanin dhe mer KREUN

Isa.Autor

Leave a Comment