Sport Të tjera

“TOKIO 2020″/ Olimpiada vetëm me tifozë vendës, ja maksimumi që lejohet në stadium

Lojërat Olimpike “Tokio 2020” do të zhvillohen vetëm me spektatorë vendës. Të gjitha impiantet sportive ku do të zhvillohen garat do të kenë 50% të tifozëve, duke respektuar masat anti-Covid të miratuara nga qeveria japoneze dhe komiteti organizator i Olimpiadës.

Maksimumi i tifozëve në një event do të jetë 10 mijë, kryesisht në garat e atletikës, që zhvillohen në stadiumin olimpike të Tokio. Vendimi u mor sot, pas një takimi 5-palësh, ku të pranishëm ishin edhe drejtuesit e Komitetit Olimpik Ndërkombëtar (IOC).

Gjithsesi, në rast së situata me pandeminë do të përkeqësohet gjatë Olimpiadës, atëherë mund të merret një vendim për t’i vijuar garat pa tifozë. “Nuk do të hezitojmë të largojmë fansat për sigurinë e tyre shëndetësore dhe të sportistëve”, tha Yoshihide Suga, kryeministri i Japonisë.

Related posts

TRIUMF MADHËSHTOR NË “ANFIELD”/ Shikoni driblimin turpërues ndaj yjeve të Barcelonës (VIDEO)

Delo.autor

DËBORA “PUSHTON” GJIRAKASTRËN/ Djemtë e Luftëtarit nuk dorëzohen edhe pse… (FOTO)

Delo.autor

BYLIS-VLLAZNIA/ Marku nga këndi harkon në zonë, Avdiaj ndëshkon për shkodranët (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment