Futboll Sport

“ËSHTË BURIM FRYMËZIMI PËR TË GJITHË”/ Ylli i Francës i thur elozhe Ronaldo-s para sfidës ndaj Portugalisë

Të mërkurën në mbrëmje do të jenë rivalë në një prej ndeshjeve më të  shumëpritura të Europianit.

Antoine Griezmann është gati të sfidojë Cristiano Ronaldo-n, për të cilin ka folur në konferencë për shtyp.

“CR7 është një burim frymëzimi për të gjithë, është fantastik të shikosh të bëjë gjëra të caktuara në moshën 36 vjeç”, ka thënë ylli i Barcelona-s dhe Francës.

“Nuk ka asnjë si ai dhe Messi. Cristiano është akoma një finalizues i madh dhe një futbollist i kompletuar. Shënon me të djathtën, të majtën, me kokë… Është një shembull për lojtarët e rinj dhe për ata më pak të rinj, mund t’i ndihmojë në formimin e tyre”, ka thënë Griezmann për portugezin.

Related posts

LIVE/ Champions League: Mbyllet ndeshja Malmo-Juventus. Rezultati 0-3

Delo.autor

Pierre-Emerick Aubameyang shënon gol për Arsenalin

Sadik.Autor

ASKUSH SI CITY NË 52 VITE/ Guardiola një hap larg finales

Delo.autor

Leave a Comment