Futboll Kategoria Superiore Sport

MIQËSORE/ Laçi “tërmet” 7 ballë Strugës, shkëlqen blerja e re me një dopietë

Laçi ka shkatërruar 7-0 maqedonasit e Strugës në një miqësore që dyja skuadrat luajtën po në Strugë ditën e sotme.

Kurbiansit po zhvillojnë fazën përgatitore në Strugë në prag të Ligës së Konferencës, dhe ka zhvilluar një test miqësor ndaj vendasve. Laçi ishte e papërmbajtshme, teksa ra në sy forma e mirë e sulmuesit të afruar së fundmi nga malazezët e Buduçnostit, Dejan Zarubica i cili shënoi dopietë në këtë takim.

Dygolësh shënoi dhe mesfushori veteran i kurbinasve, Regi Lushkja ndërsa golat e tjerë u realizuan nga Shehu, Zylfiu dhe Deliu.

Laçi do të përballet në Ligën e Konferencës me ‘’komshinjtë’’ e Podgoricës teksa pritet një paraqitje pozitive e kurbinasve në këtë kompeticion.

Related posts

E BUJSHME NGA BRAZILI/ Marcelo është gati të zbarkojë në Serinë A tek klubi i madh…

Delo.autor

“ISHA BOS I LAGJES…”/ Boateng rrëfen çmenduritë e adoleshencës

Delo.autor

SPECIALE/ Botërori RUSI 2018, po afron! Njihuni me statistikat e ndryshme dhe historin e trofeut

Sadik.Autor

Leave a Comment