Futboll Sport

“EURO 2020″/ Belgjika mposht Finlandën në “Shën Petersburg” dhe nderojnë… Danimarkën

Është mbyllur sfida Finlandë-Belgjikë e luajtur në stadiumin ‘’Shën Petersburg’’ të Rusisë teksa belgët dominuan totalisht duke triumfuar me rezultatin 0-2.

Pjesa e parë ishte e mbushur me raste të shumta për Belgjikën, por portieri Hradecky ishte në super formë duke i mohuar golin belgëve disa herë. Në pjesën e dytë, pikërisht njeriu më në formë, Hradecky u bë protagonist duke shkaktuar një autogol teksa ishte i pafat pasi topi ju përplas në trup për të përfunduar më pas në kuadrat.

10 minuta nga fundit mendoi sulmuesi Romelu Lukaku që të dyfishonte shifrat pas një asisti nga De Bryjne. Belgjika e mbyll kështu Grupin B në vendin e parë dhe do të presë të mësojë kundërshtarin e saj pasi të mbarojnë të gjitha sfidat e grupeve ku kundërshtari më i mundshëm mund të jetë Zvicra. Kjo fitore e Belgjikës ndihmoi dhe Danimarkën, e cila mundi 1-4 Rusinë duke u kualifikuar më tej në raundin e 1/8-ve.

Related posts

BIE HEGJEMONIA E CHRIS FROOME/ Një uellsian fiton Turin e Francës…

Isa.Autor

E BUJSHME/ Interes nga Spanja dhe Italia, zbulohet emri i njërit prej klubeve. Bare…

Delo.autor

SFIDA NDAJ LAÇIT/ Trajneri Shkëmbi: Janë ndër kundërshtarët më të fortë, Dinamo e bërë nga zero

Delo.autor

Leave a Comment