Futboll

Alvesh shpërthen në kritika: Është për turp kjo që i bëhet Flamurtarit, arbitrat po na hedhin punën në erë

Danilo Alvesh u shfaq i revoltuar pas takimit të humbur në Laç. Sulmuesi brazilian i Flamurtarit, reagoi fort nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, duke e quajtur jo normale këtë situatë që ndodh vetëm për Flamurtarin. Më poshtë, reagimi i plotë i brazilianit.

danilo alvesh

“Për fat të keq u mundëm sërish sot. I kërkojmë ndjesë tifozëve të Vlorës. Është e vështirë të punosh në një situatë të tillë. Është për turp, bllokimi tek goli i parë. Kjo e hedh poshtë të gjithë punën e bërë gjatë javës në stërvitje. Goli i dytë erdhi nga një penallti që nuk ekziston. Ëhhtë turp ajo që ndodh, dhe këto nuk janë gabime normale. Të gjithë mund ta shohim se këtu ka shumë amatorizëm, dhe kur futet në fushë kjo e hedh në erë të gjithë punën.

Në ndeshjen e fundit, ishin dy penallti për Flamurtarin por askush nuk pa gjë. Gjithmonë i mbyllin sytë për Flamurtarin. Jam i mëzitur dhe i dekurajuar, kjo nuk është diçka serioze për futbollin. Nuk është profesionalizëm. Të mos i heqim vlerat Laçit që luajti mirë dhe fitoi. Por ajo që ndodhi sot nuk është normale. Për fat të keq, nuk mund të bëjmë asgjë. Nuk mund të punojmë të qetë kur e dimë se do të na dëmtojnë, mbrojtësit tanë kanë frikë nga kartonat sepse nëse prek lojtarët e tjerë, gjithmonë ka penallti ose kartona. Sot kishte kartonë për të gjithë lojtarët e Flamurtarit. Futbolli është serioz, prandaj quhet profesionist. Për hir të Zotit, jini më profesionistë me Flamurtarin dhe stafin. Në Brazil, kur bëjnë gabime, njerëzit gjykohen. Këtu nuk ndodh asgjë. Ka vetëm gjykime nga lojtarët, trajnerët dhe tifozët. Nuk e kuptoj çfarë po ndodh. Por, forca Flamurtari. Të punojmë fort edhe këtë javë. Kam besim se do fitojmë përsëri.”

Related posts

ZBULON IDHULLIN E TIJ DHE MODELIN QË NDJEK/ Djali i Diego Simeones: Dua të luaj për Atletiko Madrid më shumë se…

Delo.autor

Aventura europine e Luftëtarit, tekniku Kostic “bën llogari” vetëm për kualifikim

Isa.Autor

Emery: Do kërkojmë për një mesfushor gjatë janarit

Q.Autor

Leave a Comment