Futboll

PSG-së i kthehen katër lojtarë, gati për Realin

Trajneri i PSG-së, Unai Emery e ka konfirmuar se Marquinhos, Marco Verratti, Edinson Cavani dhe Kylian Mbappe janë stërvitur dje normalisht me pjesën tjetër të skuadrës
Unai Emery ka thënë se përveç Neyar dhe Javier Pastores, të gjithë lojtarët e tjerë janë të gatshëm për ndeshjen e nesërme ndaj Real Madridit.

Spanjolli tha se Marquinhos dhe Mbappe janë gati, pasi dje janë stërvitur me pjesën tjetër të skuadrës.

“Marquinhos, Verratti, Mbappe dhe Cavani dje janë përsëritur normalisht me skuadrën. I vetmi lojtarë përveç Neymar që nuk është stërvitur është Javier Pastore”, tha Emery gjatë konferencës për media.

Ai po ashtu tha se janë gati për ndeshjen ndaj Realit dhe besojnë se mund ta eliminojnë nga Liga e Kampionëve.

Related posts

ATLETICO ME FAT/ Sulmuesi Morata “i falet” gjyqtarit dhe nuk gabon nga pika e bardhë (VIDEO)

Delo.autor

ARMENI-GJERMANI/ Flick i beson dyshes së sulmit Muller-Havertz (FORMACIONET ZYRTARE)

Delo.autor

DUELI I TROFEVE NË FINALEN CHAMPIONS/ Tottenham 15 më shumë se “Të Kuqtë”, Shaqiri mban rekord për…

Delo.autor

Leave a Comment