Futboll Seria A Sport

PAS LARGIMIT TË CALHANNOGLU/ Milan “piketon” dy objektiva si zëvendësues, ja emrat…

Mes emrave që janë në listën e Milanit si pasardhës për Hakan Çalhanoglunë figuron edhe ai i Matia Zakanjit. Ai vjen nga një sezon tepër pozitiv me Veronën ku shënoi pesë gola e dha 7 asiste në 33 paraqitje.

Kontrata që i skadon më pas një viti ndihmon kuqezinjtë ta sigurojnë me kushte të favorshme, ndërkohë që Maldini do të tentojë të përfshijë në akord edhe kartonin e Andrea Kontit.

Një tjetër emër në listën e Maldinit është ai i Roman Jaremçukut që po zhvillon një Europian cilësor me Ukrainën. 17 gola e 9 asiste në kampionatin e fundit belg e kanë çuar vlerën e tij në 15 milionë euro ndërkohë që Genku e pati blerë katër vite më parë nga Dinamo e Kievit për vetëm dy milionë euro.

Related posts

MOTO GP/ “Doktor” Rossi mesazh emocionues fansave para garës së shtëpisë

Delo.autor

SUPERLIGA/ Flamurtari-Skënderbeu: Sfida vitrinë për kreun e renditjes (DETAJE)

Isa.Autor

DERBI I ROMËS/ Mbrojtja e “Romakëve” katastrofë, Luis Alberto rikthen “paqen”. Ja goli (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment