Futboll Sport

MBROJTJA E TË DREJTAVE TË NJERIUT/ Barcelona dhe Juventusi ngjyrosin logon me ylberin e LGBT-së

Çështja e homoseksualitetit ka hapur polemika të shumta në futboll nisur dhe nga rasti i fundit kur UEFA refuzoi kërkesën e Gjermanisë për të ndriçuar me ngjyrat e LGBT-së stadiumin ‘’Mynih Arena’’ në sfidën me Hungarinë.

Menjëherë pas këtij vendim të UEFA-s, Juvja dhe Barcelona kanë bërë të qartë pozicionin e tyre duke dalë në mbrojtje të drejtave të njeriut.

Juventusi ka postuar në ‘’Twitter’’ një foto të logos së saj me ngjyrat e LGBT-së me mbishkrimin ‘’Të gjithë e duan futbollin’’, ndërsa të njëjtën gjë ka bërë dhe Barcelona, por me mbishkrimin ‘’Krenari dhe Respekt’’.

Çështja të tilla janë mjaft delikate në sport pasi interesi i njerëzve për futbollin është shumë i lartë dhe fuqia e ndryshimit të opinionit publik është mjaft e fortë.

Related posts

E ARDHMJA E TEKNIKUT LARG PSG-SË/ Ja telefonata që pret Pochettino për t’u larguar nga Parisi…

Delo.autor

E BUJSHME/ Perez hap “thesin” 300 milionësh, REALI gati të bëjë transferimin e shekullit

Isa.Autor

KAOS TEK SPANJA/ Madrilenët dhe katalanasit hedhin akuza njëri-tjetrit pas eleminimit

Isa.Autor

Leave a Comment