Futboll Sport

“EURO 2020″/ Ndeshje spektakolare, Kroacia mposht Skocinë dhe kualifikohen si të dytët në grup

Kroacia arriti një triumf të madh duke mundur 3-1 Skocinë në shtëpinë e këtyre të fundit në ‘’Hampden Park’’ teksa ballkanasit kualifikohen për në raundin e 1/8-ve dhe duhet të presin të mbarojnë sfidat në dy grupet e mbetura për të mësuar kundërshtarin e radhës.

Të parët që kaluan në avantazh ishin kroatët me anë të Vlasiç në minutën e 17-të të takimit. Por avantazhi i kroatëve zgjati pak, pas 3 minuta nga fundi Amstrong barazoi rezultatin duke shpërthyer festa në stadiumin ‘’Hampden Park’’.

Pjesa e dytë nisi vrullshëm për Kroacinë e cila u hodh menjëherë në sulm për golin, duke e gjetur atë në minutën e 62-të me kapitenin Luka Modriç. Ylli i Realit realizoi një eurogol nga distanca duke shtangur portierin Marshall i cili e kishte të pamundur të neutralizonte gjuajtjen.

Related posts

MOLDAVIA BEFASON ÇEKINË/ Ndërlikohet Grupi E, “përzihen” kartat e favoritëve

F.autor

Everton shkarkon trajnerin, paguan 6 milionë paundë dëmshpërblim…

Sadik.Autor

KORONAVIRUSI/ Bëhet problem dhe në Champions League, rrezikohet tjetër ndeshje e rëndësishme të…

Delo.autor

Leave a Comment