Futboll Sport

I KA TRAJNUAR NË FILLIMET E TYRE/ Boloni: Ronaldo dhe Varane, të veçantë që në moshë të vogël

Karriera e tij e gjatë si futbollit e më pas si trajner i ka mundësuar të vizitojë shumë shtete dhe të shohë në veprim shumë futbollistë. Në fillim të këtij mijëvjeçari Lazlo Boloni punonte si trajner i Sportingut të Lisbonës, teksa në atë skuadër hidhte hapat e parë njëfarë Kristiano Ronaldo.

Një dekadë më pas Boloni e gjen veten në stolin e Lensit ku mes më të talentuarve ishte, në ato kohë ende i panjohur, Rafael Varan. Dy lojtarë që sot do të jenë në fushë e njërit i duhet të markojë tjetrin. Lidhur me këto njohje, rumuni 68-vjeçar ka treguar: “Rafael dhe Kristiano binin menjëherë në sy. Kishin diçka që mund ta përkufizojmë si talent nëse dëshironi.

Unë e shoh si cilësi që i bën të spikasin mes shokës, qoftë për mënyrën se si e lexonin lojën, qoftë për interpretimin e saj ne faza të ndryshme. Pa dyshim që kanë qenë fenomenë që në moshë të hershme e ndiehem krenar që kam qenë edhe unë një pjesë e fillimit të karrierave të tyre të jashtëzakonshme”.

Related posts

PLANIFIKON GODITJE NË VERË/ Inter do dy yjet e rivalëve, në qershor mund të marrë njërin

Delo.autor

KAPITENI I PLOTFUQISHËM/ RAMOS hyn në dhomat e zhveshjes, sikur REALI të jetë i…

Isa.Autor

Mino Raiola nis kontaktet me PSG, përgatitet largimi i Donnarummas në qershor

Q.Autor

Leave a Comment