Futboll Sport

ROVESHATË PERFEKTE/ Shikoni realizimin e “çmendur” të mesfushorit Diaz në ndeshjen Brazil-Kolumbi (VIDEO)

Brazili triumfoi me përmbysje 2-1 ndaj Kolumbisë në Kupën e Amerikës, në një sfidë që zgjati plot 100 minuta. Goli i parë i takimit u realizua nga kolumbianët me anë të Luis Diazit i cili me një roveshatë të çmendur ka bërë që goli i tij të jetë në listë si një nga më të bukurit, për të mos thënë më i bukuri i këtij kompeticioni.

Pas asistit të juventinit Huan Kuadrado, mesfushori Diaz u shkëput bukur dhe godet magjishëm me roveshatë duke shtangur portierin brazilian Veverton.

Situata në Grupin B të Kupës së Amerikës sheh Brazilin të kualifikuar si e para e grupit me tre fitore, më pas është Kolumbia, Peruja, Ekuadori dhe Venezuela.

Related posts

Lorenzo akuza Ducatit: Nuk besuan asnjëherë tek aftësitë që unë disponojë

Sadik.Autor

RRËFEN PENGUN E MADH TË JESTËS/ Arbitri italian tregon: I dhashë Juventusit penallti që nuk..

Delo.autor

Zidane: Bale nuk largohet nga Reali, Uellsiani qëndron në Madrid

Sadik.Autor

Leave a Comment