Futboll Sport

“KRITIKAT E MIA I BËJNË MIRË SPANJËS”/ Van der Vaart vazhdon t’i hedhë benzinë “zjarrit” me deklaratën e tij

Deklarata e Rafael Van der Vaart për Spanjën bëri bujë të madhe. Ish-mesfushori holandez e etiketoi “Furinë e Kuqe” si një nga ekipet më të dobëta të kampionatit dhe shpresoi që “Tulipanët” ta kishin në rrugëtim gjatë Europianit.

Mirëpo ditën e djeshme ai bëri autokritikë dhe reagoi përmes rrjeteve sociale duke thënë se deklarata e tij motivoi shumë Spanjën.

“Duket se fjalët e mia kanë shërbyer si motivim për Spanjën. Ishte një ndeshje mjaft e mirë këtë herë. Dua ta uroj kombëtaren që arriti në fazën me eliminim të Europianit”, ishte deklarata e Van der Vartit pas triumfit me goleadë të Spanjës.

Related posts

“GOLI ME GODITJE DËNIMI?” Ronaldo: Kjo është ajo që më mungonte tek Juventus

Delo.autor

FOTOLAJM: Igli Tare takon Edi Ramën në kryeministri?

F.autor

Kroacia i falet një autogoli, e mbyll në avantazh të parën

Sadik.Autor

Leave a Comment