Futboll Sport

I JASHTËZAKONSHËM/ Realizim i “çmendur” nga 65 metra, në Serinë B zgjedhin golin e vitit (VIDEO)

Seria B në Itali ka zgjedhur golin më të bukur të sezonit dhe ka qenë ai i Mikele Kastanjetit në sfidën midis Kremonezes dhe Entelës të luajtur në marsin të këtij viti.

Mesfushori goditi fluturimthi një top që erdhi nga portieri kundërshtar duke shënuar nga rreth 65 metra. Një gol mjaft i bukur ky nga mesfushori italian, i cili u ndihmua dhe pak nga fati. Kastanjeti realizoi vetëm një gol sezonin e kaluar, dhe pikërisht ky gol u zgjodh si më i bukuri i kampionatit.

Kremoneze arriti të qëndrojë dhe për një sezon në Serinë B duke u renditur në vendin e 13-të në kampionat.

Related posts

Deschamps publikon 23 emrat për Rusi 2018, nuk mungojnë surprizat

Sadik.Autor

Mbyllen takimet e Kategorisë së Parë, Bylisi surprizon Lushnjen në sekondën e fundit

Isa.Autor

QETËSOHEN TIFOZËT KUQEZINJË/ Rikthimi tek MILANI, reagon braziliani PATO

Isa.Autor

Leave a Comment