Sport Të tjera

E PAZAKONTË/ Donte të dilte në kamera, tifozi shkakton aksident masiv në “Tour de France” (VIDEO)

Krahas kampionatit Europian dhe Kupës së Amerikës, këtë verë po zhvillohet dhe kompeticioni më i rëndësishëm i çiklizmit, “Tour de France”.

Gara e cila po zhvillohet këtë të shtunë është ndërprerë pas një aksidenti masiv. Një prej tifozëve që po ndiqte garën, donte të pozonte përpara kamerave duke i zënë rrugën një prej çiklistëve.

Rrëzimi i çiklistit gjerman Tony Martin ka shkaktuar rrëzimin e shumë garuesve të tjerë pas tij. Për pasojë, gara është ndërprerë për 5 minuta derisa të pastrohej pista.

Fatmirësisht asnjë prej konkurrentëve nuk pësoi dëmtime serioze dhe gara rifilloi normalisht.

Related posts

FLET MJESHTRI I PORTËS/ Zoff tregon diferencën ndërmjet STRAKOSHËS dhe BERISHËS, më I MIRI ËSHTË…(VIDEO)

Isa.Autor

ÇFARË KAOSI/ SKANDAL me stadiumin në kryeqytet, merret vendimi i papritur

Isa.Autor

Merkato e “çmendur”, PSG ofertë 270 milionë euro për futbollistin e Barcelonës

Isa.Autor

Leave a Comment