Futboll Seria A Sport

“LUANIM NË KUPËN UEFA DHE…”/ Vieri tregon si presidenti i Atletico Madrid i bleu Ferrari pasi i fitoi bastin

Ish-sulmuesi i njohur italian, Kristian Vieri jo rrallë herë bëhet protagonist me deklaratat e tij duke treguar histori të ndryshme nga jeta e tij pikante.

Së fundmi, ‘’Bobo’’ Vieri në një intervistë për ‘’Corriere Della Sera’’ ka rrëfyer se si fitoi bastin me presidentin e Atletiko Madridit duke e detyruar këtë të fundit t’i blejë një makinë Ferrari.

‘’Dua të kthehem pas në kohën kur luaja për Atletikon e Madridit. Ishim në Kupën UEFA dhe i thashë presidentit Gil ‘Nëse shënoj tripletë do më blesh një makinë Ferrari’, dhe ai më tha ‘po’. Unë shënova tre gola atë ndeshje, njërin prej tyre nga vija fundore i cili më pas hyri dhe në histori të futbollit spanjoll’’, tha Vieri.

Vieri luajti për Atletikon e Madridit vetëm për një sezon në vitin 1997-1998 duke shënuar  29 gola në 32 ndeshje.

Related posts

Nga Pizarro, Romario tek Tevez, ja ata që nuk e harrojnë “bukën e vjetër”!

Sadik.Autor

SKANDALI NË ANGLI/ 5 lojtarë të kombëtares rrezikojnë botërorin, ja shkaku…

Delo.autor

Nis pjesa e dytë, Franca e Argjentina në kërkim të golit të fitores

Sadik.Autor

Leave a Comment