Futboll Seria A Sport

MERKATO E VERËS/ Trajneri Sarri me ide të qarta tek Lazio, Igli Tare tenton rikthimin e sulmuesit brazilian…

Me afrimin e Mauricio Sarrit në stolin e Lacios, drejtuesit e klubit kanë nisur kontaktet e para për t’i afruar në skuadër teknikut italian kontingjentin e duhur.

I pari në listën e Sarrit, është një ish-i bardhekaltërve, sulmuesi Felipe Anderson. Braziliani kaloi 5 sezone te Lacio para se të transferohej në Angli te skuadra e Uest Hemit në vitin 2018 për vlerën e 38 milionë eurove.

28 vjeçari nuk është në planet e skuadrës së Premier Ligës, dhe bardhekaltrit do të rikthenin në skuadër një futbollist mjaft të mirë në fazën e sulmit. Në 5 vite të kaluara me Lacion, Felipe Anderson bëri 177 paraqitje ku shënoi 34 gola dhe dha 39 asiste.

Related posts

DYSHJA SULMUESE MË “E BUKUR” E ITALISË/ Vlahoviç-Kieza gati të frikësojë Atalantën

F.autor

(VIDEO) PSG ‘poker’ golash ndaj Rennes, Neymar i jashtëzakonshëm

Q.Autor

SHQIPËRI-IZRAELI/ FOTO EKSKLUZIVE: Nis hyrja e tifozëve në stadium

Isa.Autor

Leave a Comment