Futboll Premier League Sport

PSG “dhëmbë për dhëmbë” me Liverpool, HYSAJ kërkon fitoren ndaj SERBËVE

Paris Saint Germain dhe Liverpool do të përballen sonte në 21:00 në “Anfield” në kuadër të raundit të parë të Ligës së Kampionëve. Sezonin e kaluar “The Reds” ishin shumë pranë fitimit të këtij trofeu, por u mposhtën në finalen e Kievit nga Real Madrid me rezultatin 3-1. Ndërkohë që PSG, pavarësisht se çdo vit bën shpenzime të mëdha në merkato pikërisht që të marrë lojtarët më të mirë për të fituar këtë kompeticion, por ende nuk ia ka dalë. Me Neymar, Cavani dhe Mbappe në sulm, ky objektiv nuk është i pamundur këtë sezon. Por, nga ana tjetër Klopp krenohet me treshen sulmuese që e çoi deri në finale edicionin e kaluar, Salah- Firmino dhe Mane.

Kjo përballje padyshim do të dhurojë spektakël dhe emocione në “Anfield” mbrëmjen e sotme.

Formacionet e mundshme

Liverpool – PSG

Liverpool (4-3-3): Alisson, Trent Alexander Arnold, Joe Gomez, Virgil van Dijk, Andreë Robertson, James Milner, Georginio Ëijnaldum, Naby Keita, Mohamed Salah, Roberto Firmino, Sadio Mane; Trajner: Jurgen Klopp

Paris Saint Germain (4-2-3-1): Alphonse Areola, Thomas Meunier, Thiago Silva, Presnel Kimpembe, Juan Bernat, Adrien Rabiot, Marquinhos, Angel Di Maria, Neymar, Kylian Mbappe, Edinson Cavani; Trajner: Thomas Tuchel

Në Grupin C, përveç Liverpool dhe PSG, bëjnë pjesë edhe Napoli me Crvena Zvezda që po të luajnë sonte gjithashtu. Skuadra ku aktivizohet mbrojtësi shqiptar, Elseid Hysaj do të përballet me ekipin serb në po të njëjtën orë (21:00). Napolitanët e Carlo Ancelottit shihen favoritë në sfidën ndaj Crvena Zvezdës. Megjithëse nuk do ta kenë të lehtë në transfertën e Beogradit. /EDS/

Formacionet e mundshme

Crvena Zvezda – Napoli

Crvena Zvezda (4-2-3-1): Milan Borjan, Filip Stojkovic, Vujadin Savic, Milos Degenek, Milan Rodic, Branko Jovicic, Nenad Krsticic, Marko Marin, Ben Fardou, Jonathan Cafu, Richmond Boayke;

Trajner: Vladan Miloievic

Napoli (4-3-3): David Ospina, Elseid Hysaj, Nikola Maksimovic, Kalidou Koulibaly, Mario Rui, Allan, Marek Hamsik, Piotr Zielinski, Lorenzo Insigne, Jose Callejon, Dries Mertens;
Trajner: Carlo Ancelotti

Related posts

U DUK SIKUR PRISHI NJË SHOQËRI TË MADHE/ Lopez merr vendimin, Fal Icardin për tradhëtinë me Wanda Naran

Delo.autor

Femrat e Anglisë shkatërrojnë Meksikën, ja goli i çuditshëm që shënuan “3 luaneshat” (VIDEO)

Isa.Autor

Dëmtohet sulmuesi Boateng, Sadiku edhe një shans tek Levante

Isa.Autor

Leave a Comment