Futboll Sport

“EURO 2020″/ Italia eliminon Austrinë falë dyshes Chiesa-Pessina dhe kualifikohet në çerekfinale

Italia është kombëtarja e dytë çerekfinaliste në Kampionatin Evropian. “Azzurët” mposhtën me rezultat 2:1 pas 120 minutave Austrinë.

Rruga deri te triumfi për italianët ishte mjaft e vështirë. Ata dështuan të shënonin gol për 90 minuta edhe pse patën disa raste të mira shënimi.

Në minutën e 65-të Arnautovic realizoi, por goli iu anulua pas rishikimit të VAR-it për pozicion jashtë loje.

Me të filluar vazhdimet, Chiesa shënoi golin e parë në minutën e 95-të. 10 minuta më vonë Pessina e dyfishoi epërsinë dhe ia bëri të pamundur austriakëve të rikthehen.

Krejt çfarë bënë ata ishte goli i ngushtimit të epërsisë në minutën e 114-të përmes Kalajdzic.

Kështu Italia i bashkohet Danimarkës si skuadrat që arrijnë fazën çerekfinale në “Euro 2020”. Në çerekfinale, Italia do të përballet me fituesin e ndeshjes Belgjikë – Portugali.

Related posts

VAZHDON TË SHKËLQEJË YLLI POLAK/ “Bomberi” Piatek lë pas të gjithë lojtarët e Milanit, ja statistikat

Delo.autor

TOTTENHAM GATI TË HAPË THESIN/ Poçetino dëshiron yllin e Barcelonës

Isa.Autor

LAJM I KEQ PËR YLLIN PAS AKSIDENTIT TË RËNDË/ Sarri: Nuk do të luajë kurrrë…

Delo.autor

Leave a Comment