Futboll La Liga Sport

NUK BËN PJESË NË PLANET E KLUBIT/ Luftë mes Barcelona-s dhe yllit të skuadrës, ja problemi i vetëm…

Samuel Umtiti po kthehet në një problem serioz për Barcelona-n.

Sipas Sport, klubi katalanas po kërkon zgjidhjen e duhur për të “shkarkuar” lojtarin që nuk bën më pjesë në planet e klubit.

Drejtuesit do të takohen me qendërmbrojtësin për ta bindur të ulë rrogën dhe që të largohet me formulën e huazimit, një zgjidhje që është provuar të gjendet sezonin e kaluar.

Umtiti, për momentin, nuk është dakord dhe Barcelona mund të marrë masa ligjore, gjithmonë sipas së përditshmes spanjolle, duke arritur edhe te prishja e kontratës.

Shpresa e klubit është që të mos arrihet në këtë pikë, duke parë se kontrata e tij skadon në qershorin e vitit 2023.

Related posts

Chelsea hyn në garë për sulmuesin e Bayern Munich

Sadik.Autor

BOLOGNA-JUVENTUS/ “Jashtëtokësori” Ronaldo synon një rekord… 70-vjeçar

Delo.autor

REAL MADRID – AL AIN/ Dy klubet në “LUFTË” titullin në Kupën e Botës për Klube (FORMACIONET ZYRTARE)

Isa.Autor

Leave a Comment