Futboll Premier League Sport

SHKËLQEU NË PREMIER SEZONIN E FUNDIT/ Ylli i Manchester United kalon pushimet me mbrojtësin e Shqipërisë (FOTO)

Xhesi Lingard zhvilloi një pjesë të dytë të sezonit në Premier Ligë të shkëlqyer, ku në 19 ndeshje të zhvilluara me Uest Hamin, ku luante si i huazuar, shënoi 9 gola dhe regjistroi 5 asiste.

Pas një sezoni të lodhshëm, tashmë lojtari ka menduar të bëjë edhe pushime. Sulmuesi anglez po qëndron në Mikono, aty ku së fundi është takuar edhe me dy lojtarë shqiptarë.

Lingard ka postuar në “Instagram” një foto me mesfushorin Adnan Januzaj dhe mbrojtësin e Shqipërisë, Federik Veseli.

Të tre lojtarët njihen prej shumë vitesh, që kur luanin bashkë te moshat e Mançester Junajtidi. “Vëllezërit e mi”, shkruan Lingard në foton e postuar.

Related posts

“DRIDHET” PANKINA E ALGERIT/ Në skenë për stolin e Juventusit shfaqet trajneri i njohur

F.autor

SHKËMBIMI VINICIUS JR-SADIO MANE/ Perez replikon me Liverpoolin: Nuk ka për të ndodhur…

Delo.autor

FLET SULMUESI/ Lautaro Martinez: Sistemi i Argjentinës ndryshe nga ai tek Interi

Isa.Autor

Leave a Comment