Futboll Sport

KUALIFIKIMI NË ÇEREKFINALE/ Lukaku “ngre në qiell” Belgjikën: Jam krenar për këtë ekip

“Personalitet dhe qëndrueshmëri, unë jam krenar për këtë ekip”. Këto janë fjalët e Romelu Lukaku, pas fitores së mbrëmshme ndaj Cristiano Ronaldos dhe Portugalisë. Falë golit të Thorgan Hazard, “Djajtë e Kuq” u kualifikuan në çerekfinalet e “Euro 2020”, ku do të përballen me Italinë. Sulmuesi zikaltër shtoi në profilin e tij në Instagram: “Na është dashur të gërmojmë thellë për ta fituar këtë ndeshje”.

Në fakt, belgët shkurorëzuan kampionët e Europës në fuqi, duke dëshmuar se kanë potencial. Yjet nuk i mungojnë, por dëmtimet e kapitenit Hazard dhe De Bryune shqetësojnë. Fabio Capello tha sot se për axurrët është kundërshtar më i lehtë Belgjika sesa Portugalia. Tani duhet të flaës fusha e blertë, se kush kalon në gjysmëfinale.

Related posts

ISH-TRAJNERI I JUVENTUS/ Fabio Capello: Ai ishte çelësi i fitores së “ZONJËS SË VJETËR” kundër Inter

Isa.Autor

VIJON ÇËSHTJA BALE/ Ja “provokimi” që i bën uellsiani trajnerit Zidane (FOTO)

Delo.autor

E BUJSHME/ “Tërbohet” presidenti i Juventusit, Alegri mund të shkarkohet përpara…

Delo.autor

Leave a Comment