Futboll La Liga

Zidane jep lajmin e madh për Kroosin dhe Modricin para ndeshjes me PSG-në

Kroos dhe Modric janë gati për PSG-në, bën të ditur Zidane.
Luka Modric dhe Toni Kroos mund ta nisin nga fillimi ndeshjen kundër Paris Saint Germainit, raporton Gazeta Express.

Dy mesfushorët dje janë stërvitur për herë të parë me ekipin pas lëndimeve, por Zinedine Zidane insiston se të gjithë lojtarët janë gati për sfidën e së martës.

“Si janë Kroosi dhe Modrici? Asnjë lojtarë nëse nuk është në 100 % nuk luan. Ne jemi të gjithë këtu sepse jemi të gjithë gati për të luajtur. Pra, mendoj se të gjithë lojtarët janë të gatshëm për të luajtur nesër. Nuk është një finale, por një ndeshje për t’u kualifikuar në çerekfinale”, u përgjigj Zizu.

“Jemi këtu për të luajtur futboll, jemi gati të gjithë. Jemi të koncentruar dhe gati për nesër”, shtoi ai.

Reali e ka fituar sfidën e parë 3-1 dhe është favorit për të prerë biletën për fazën tjetër të Champions League.

Related posts

MUNGON “OK” NGA PSG/ Cavani gjen marrëveshjen me ekipin e ri, transferimi një hap larg…

Delo.autor

GATTUZO ZGJEDH LOJTARËT/ Modricin bashkëlojtar, Pogban kundërshtar

Isa.Autor

AKUZAT PËR SHPËRDORIMIN E PARAVE/ Merr fund beteja Milan-Marco Fassone, ja vendimi i gjykatës

Delo.autor

Leave a Comment