Futboll Seria A Sport

DO TË HYJË NË SEZONIN E 7-TË TEK SERIE A/ Flet Berisha: Jam shumë i lumtur këtu…

Etrit Berisha u transferua këtë merkato tek Spali, pas 3 sezoneve tek Atalanta.

Portieri luan prej 6 sezonesh në Serinë A, me Lacion, Atalantën, dhe këtë vit do të hyjë në sezonin e 7-të me Spalin.

30-vjeçari ka folur në një intervistë, pas ndeshjes kundër Helas Veronës e mbyllur 0-0, ku shprehet: “Kemi luajtur një ndeshje shumë të mirë, sidomos në mbrojtje. Jemi akom në përgatitje, dhe kemi akoma shumë kohë për të rikuperuar formën e duhur fizike. Duhet të punojmë akoma, që të përmirësohemi më shumë. Do të jetë e vështirë për të arritur qëndrimin në Serinë A. Këtë sezon të gjitha skuadrat duan të bëjnë mirë, ato po përforcohen, dhe në duhet të luftojmë fort.

Duam të bëjmë një kampionat të mirë, dhe të jemi protagonistë. Jemi gati për të filluar, dhe kemi shumë besim për sezonin e ri. Këtu është shumë mirë, shokët e rinj më kanë ndihmuar, për të arritur në formën e duhur. Jam shumë i lumtur këtu.”, u shpreh portieri shqiptar.
Kujtojmë se Berisha u transferua në Itali, nga skuadra suedeze e Kalmar, për të qëndruar në 3 sezone tek Lacio ku zhvilloi 60 ndeshje, dhe më pas 3 sezone të tjera me Atalantën ku zhvilloi 91 ndeshje.

Related posts

TELASHE PËR FUTBOLLISTIN E INTERIT/ Kalon me semafor të kuq me “Rolls Royce”-in luksoz dhe testi i alkoolit i del pozitiv. Ja si e ‘dënon’ policia

Delo.autor

Vazhdon “LUFTA”/Mourinho- Contes: “Kurrë nuk do të dënohem për trukim të ndeshjeve”

Q.Autor

“ORIGI ËSHTË NJË DJALË I MREKULLUESHËM”/ “Shpërthen” Klopp: Njerëzit nuk shohin futboll aq sa duhet…

Delo.autor

Leave a Comment