Futboll Sport

CONFERENCE LEAGUE/ Vllaznia do të luajë ndeshjen e kthimit, ja sa tifozë do të jenë të pranishëm në “Loro Boriçi”…

Vllaznia do ta luajë ndeshjen e kthimit të turit të parë të Europa Konferencë Ligës në “Loro Boriçi”, më 15 korrik, ora 21:00.

Lajm i mirë për tifozët shkodranë është se kjo ndeshje është planifikuar të luhet me praninë e spektatorëve, me një numër të reduktuar, pasi lejohen të hyjnë brenda 30% e kapacitetit të plotë.

Stadiumi “Loro Boriçi” zyrtarisht numëron 15.920 vende, kështu që sipas protokollit dhe rregullave të reja post-COVID, i bie që Vllaznia-Shiroki Brijeg të ketë të pranishëm rreth 5 mijë spektatorë (ekzaktësisht sipas përllogaritjeve i bie 4770 vetë).

Kështu që, klubi prej ditësh ka nisur punën për mbarëvajtjen e këtij takimi me praninë e tifozëve.

Related posts

LIVE/ Po luhet ndeshja Skënderbeu-Bylis. Rezultati 0-1

Delo.autor

“NUK MUND TË…”/ Nga “çmenduria” kundër Barcelonës te “vrasësit” e Lyonit, Neuer paralajmëron Bayern

Delo.autor

Icardi nuk pranon rinovimin, Reali, PSG-ja dhe United hidhen në sulm

Q.Autor

Leave a Comment