Futboll Seria A Sport

MBYLLI AVENTURËN E TIJ ME SPAL/ Portieri Berisha pranë transferimit te skuadra e Serisë A…

Etrit Berisha do të rikthehet që të luajë në Serinë A. Portieri i Kombëtares do të jetë pjesë e Torinos në këtë sezon, teksa mbylli aventurën e tij me SPAL-in.

Kjo e fundit nuk ia doli që të ngjitej në elitë dhe mes dy klubeve ka pasur një akord për të bërë shkëmbimin e portierit me një prej talenteve në pronësi të Torinos që do të rikthehet të luajë me SPAL-in në Serinë B.

Me Sirigunë që është zyrtarisht në merkato dhe pritet largimi nga skuadra “Granada”, drejtuesit kanë përzgjedhur gardianin kuqezi si titullarin e këtij sezoni, ndërsa portier i dytë do të jetë Vanja Milinkoviç-Saviç.

Sipas mediave pranë skuadrës “Granada”, Berisha pritet që brenda kësaj jave të bëjë edhe transferimin në Torino për të kryer testet, firmosur kontratën si dhe për t’u prezantuar si portieri më i ri i Torinos.

Related posts

“FESTIVAL GOLASH”/ Arsenali turpëron Tottenhamin, askush si KANE në derbin e Londrës (VIDEO)

Isa.Autor

KAOS TOTAL/ PLASI SHERRI Pogba-Lukaku në mes të fushës ndaj Valencias

Isa.Autor

KRAHASON DY SUKSESET HISTORIKE/ Koeman: Gjashtë trofetë e Bayern? Preferoj ato të Barcelonës me Pep sepse…

Delo.autor

Leave a Comment