Futboll Sport

ARRIHET MARRËVESHJA/ Patrik Vieira i jep fund papunësisë, francezi do të drejtojë skuadrën e…

Patrik Vieira do ta nisë nga Premier Liga, më konkretisht tek skuadra e Kristal Palasit. Sipas asaj që raporton “The Athletic”, klubi britanik ka vendosur për të ardhmen e trajnerit ku do të zëvendësojë Roj Hodgsonin që pritet të largohet nga pankina e skuadrës së njohur.

Ish-trajneri i Nisës i cili ishte i propozuar për të marrë edhe drejtimin e Sampdorias në Serinë A, ka arritur akordin me Kristal Palasin për një kontratë që do ta lidhë për 3 vite me skuadrën londineze.

45-vjeçari e njeh mjaft mirë Premier Ligën angleze pasi përveç Arsenalit ai ka luajtur edhe me fanellën e Mançester Sitit, ku vlen të theksohet se edhe me “The Citizens” ai ka qenë edhe ndihmës trajner, gjithashtu edhe trajner ku e bën më të thjeshtë punën e tij në Angli.

Related posts

TRAJNERI BËN FILOZOFIN/ Mourinho: Nëse nuk mund të fitosh, të paktën mos…

Isa.Autor

Nga FRONI në HUMNERË, bëhet gati KOKA e parë për t’u prerë te BAYERN

Isa.Autor

E FUNDIT/ Grabitet me armë biznesi i Presidentit Duka, personat hynë me leva dhe pistoleta

Delo.autor

Leave a Comment