Futboll Sport

PËRBALLJA E TRAJNERËVE/ Mancini do hakmarrje, Martinez e shkarkoi nga Manchester City në 2013

Belgjikë-Itali në “Euro 2020” do të jetë edhe një derbi mes dy Robertove: Martinezit dhe Mançinit. Kjo sfidë brenda sfidës ndoshta shpresohet që të ketë të njëjtin fund siç tregojnë precedentët pas dueleve të tyre në Premier Ligë, ku italiani në 8 përballje ka fituar 7 dhe me një golavarazh të frikshëm madje, 13-0.

Por pikërisht ajo humbje e pësuar nga trajneri aktual i Italisë ndaj kolegut belg është ajo që i djeg dhe do të jetë një plagë që do t’i mbetet gjithmonë në trup. Në vitin 2013, kur Roberto Martinez drejtonte Uiganin, skuadra e tij u përplas me Mançester Sitin në “Uembli”, aty ku do të luhet finalja e këtij Europiani.

Dhe kur të gjithë prisnin shtesën, pasi “Qytetarët” kishin mbetur edhe me 10 lojtarë (karton i kuq për Zabaletën), Uatson në minutën e 91-të tund rrjetën dhe ngre në qiell trofeun më të vjetër në botë: “FA Cup”. Kjo mrekulli sportive e bërë nga Martinez e dënoi Mançinin me shkarkimin nga Siti dhe pse jo, të premten Robertoja i “Axurrëve” do të kërkojë hakmarrjen personale, pas 8 vitesh.

Related posts

“Bomba” e ditës: Milan- Belotti, ky është lajmi i fundit

Sadik.Autor

HISTORIKE/ Tenistja Muguruza triumfon në “WTA Finals” dhe shpallet “kampionie” e 2021

Delo.autor

INIESTA I RI/ REALI paguan Man Cityn për SUPER talentin, por me një KUSHT…

Isa.Autor

Leave a Comment