Futboll Sport

TALENTI I SHPRESAVE TRANSFEROHET TEK RIJEKA/ Mesfushori Karrica: Ja pse ika nga Dinamo e Zagrebit

Bernard Karrica do të luajë te skuadra e Rijekës këtë sezon. Mesfushori anësor i cili në rolin natyral është i majtë, por mund të luajë edhe në të djathtën, ka vendosur të transferohet nga skuadra e Dinamos së Zagrebit për ekipin e Rijekës, me shpresën që do të ketë hapësira më tepër.

“Kam qenë për dy vite e gjysmë te Dinamoja, por vendosa që të largohem prej aty. Zgjodha Rijekën sepse besoj se do të kem mundësi që të jap më të mirën time.

Kroacia është një vend i bukur dhe unë ndihem mirë me çdo gjë këtu. Po pres me padurim që të nis përgatitjet me skuadrën për t’u bërë gati për sezonin e ri”, tha mesfushori i Kombëtares U-21, Karrica.

Related posts

Tirana-Partizani, “Të Kuqtë” pësojnë humbjen e parë. Mbrojtësi del nga fusha me barrelë

Delo.autor

PAS SHKARKIMIT NGA STOLI I BARCELONËS/ Valverde befason me fjalët e lamtumirës

Delo.autor

Çmenden në Argjentinë, shikoni çfarë bën tifozi pas eliminimit nga Franca (VIDEO)

Sadik.Autor

Leave a Comment