Futboll Sport

E HABITSHME/ Transferimi i ish-kapitenit të Napolit në Turqi, skuadra turke planifikon të shesë 300 mijë fanella

Ish-futbollisti dhe kapiteni i Napolit, Marek Hamshik i habiti të gjithë duke u transferuar të luajë në Turqi tek skuadra e Trabzonsporit.

Sllovaku do të provojë një aventure të re në Turqi pas disa eksperiencave në Kinë dhe Suedi. Por drejtuesit e klubit i kanë vetes një qëllim, që të shesin 300 mijë fanella të Hamshik tek tifozët e saj.

Një shifër goxha e lartë, por duke marrë parasysh dhe numrin e madh të sportdashësve në Turqi nuk është e pamundur. Vetë futbollisti bleu 5 mijë fanella me qëllim që të nxisë njerëzit të bëjnë të njëjtën gjë.

‘’Shpresoj që tifozët tanë të kontribuojnë në këtë shifër. Jam krenar që e mbështet këtë qëllim dhe më bëhet qejfi kur shikoj njerëz në rrugë që mbajnë emrin time në fanellë’’, u shpreh Hamshik.

Related posts

MERKATO E “ÇMENDUR”/ Ofertë stratosferike, Manchester United pranë transferimit të yllit të Dortmundit…

Delo.autor

Vettel i kërkon ndihmë fatit: Mund të përfitojmë nga surprizat e garës

Sadik.Autor

Mourinho dhe Klopp në garë për një madrilen

Sadik.Autor

Leave a Comment