Futboll Seria A Sport

“KA ARDHUR MOMENTI QË…”/ Ish-futbollisti i Interit tërhiqet nga futbolli në moshën 36-vjeçare

Ish-mesfushori i Interit, Bojra Valero i ka dhënë lamtumirën futbollit duke u tërhequr në moshën 36 vjeçare.

Lajmin e bëri të ditur vetë mesfushorit spanjoll me anë të një statuti në “Instagram” duke falënderuar dhe tifozët e skuadrave ku kaloi karrierën si futbollist.

Valero doli nga akademia e Real Madridit në vitin 2004 duke u aktivizuar në disa skuadra në Spanjë, Angli dhe Itali teksa së fundmi ishte pjesë e Fiorentinës ku luajti 21 ndeshje sezonin e shkuar.

“Ka ardhur momenti që gjithmonë duket larg, ai i ndalimit së luajturi futboll. Do të doja ta bëja nën Fiesole plot njerëz, por fatkeqësisht në futboll pasi në jetë nuk varet e gjitha nga ne.

Falënderoj të gjitha ekipet ku pata nderin të luaja dhe falënderoj edhe shumë trajnerë dhe shokë të ekipit, pa ju nuk do ia kisha dalë”, shkruan Valero.

Related posts

Dortmundit i mjafton Batshuayi, fitore shprese për Kolnin

Q.Autor

E BUJSHME/ CR7 vendimtar në fushë dhe në merkato. Ja kërkesa që i ka bërë “Zonjës së Vjetër”…

Delo.autor

EUROPA LEAGUE/ Fund dramatik, Laçi përmbyset për 3 minuta nga izraelitët e Hapoel Ber Shevës

Delo.autor

Leave a Comment