Futboll Sport

CHAMPIONS LEAGUE/ Ja cili gjyqtar do të vendosë drejtësi në sfidën Teuta-Sherif Tiraspol…

UEFA i ka besuar një tresheje arbitrash nga Bjellorusia për të vendosur drejtësi në ndeshjen e parë mes Teutës dhe Sherif Tiraspolit, e vlefshme për Ligën e Kampioneve.

Në takimin që do të zhvillohet më 7 korrik në orën 19:00 në stadiumin “Niko Dovana”, kryesor do të jetë Amin Kurgheli. Ky i fundit, jo më larg se më 4 qershor, gjykoi përballjen Andorrë U-21-Shqipëri U-21, duke u sjellë fat kuqezinjve të Alban Bushit, që triumfuan me rezultatin 0-3.

Kurgheli është 30 vjeç, ndërsa ka vetëm dy vite që ka marrë stemën e FIFA-s. Asistentë të tij në Durrës do të jenë gjithashtu bjellorusë, Juri Khomçenko dhe Viktar Hetsikau.

Interesant është fakti se Kurgheli ka arbitruar edhe në finalen e Kupës së Moldavisë ndeshjen Sherif-Sfintul, që u fitua nga kjo e fundit me penallti. Federata plotësoi dëshirën e klubeve që kanë rivale ekipet shqiptare në Europë për një arbitër nga një vend tjetër.

Related posts

ËSHTË ZYRTARE/ Përcaktohet data e kthimit në fushë të Serie A

Delo.autor

Veprimi i Pique-s kundër Deportivo-s, ja si mbrojtësi festoi në fushë titullin e 7 në 10 vite (VIDEO)

Sadik.Autor

Igor Tudor nuk bind Udinese-n, ish-trajneri i Partizanit pranë shkarkimit

Sadik.Autor

Leave a Comment