Futboll La Liga Sport

HEDH DRITË MBI TË ARDHMEN E “JASHTËTOKËSORIT”/ Presidenti Laporta: Duam të qëndrojë tek Barcelona, ​​por…

Të gjithë duam që Messi të qëndrojë me ne, por marrëveshja nuk është mbyllur për momentin”. Joan Laporta, presidenti i Barcelonës flet për të ardhmen e kapitenit, zyrtarisht pa kontratë që nga dje. Numri një i klubit katalanas tha se ishte i sigurt për rinovimin, por theksoi disa probleme.

“Ne duam që ai të qëndrojë, edhe Leo dëshiron të qëndrojë, gjithçka po shkon mirë, por ekziston problemi i ‘fair play financiar’. Ne po kërkojmë zgjidhjen më të mirë për të dyja palët. Unë do të doja të njoftoja se Messi do të qëndrojë, – i tha ai “El Transitor”, – por për momentin nuk është kështu. E përsëris, po përpiqemi të gjejmë zgjidhjen më të mirë. Për të dhe për ne”.

Presidenti i Barcelonës më pas foli për Superligën dhe polemikat me UEFA-n: “Nuk mund të ndodhë që ata të mos investojnë, as të ndërmarrin përsipër rreziqe. Për më tepër i lejojnë vetes që të mos respektojnë klubet me kaq shumë tifozë pas tyre”. Për Laporta, kjo çështje nuk është e mbyllur: “Ne donim të flisnim me drejtuesit e UEFA-s, por ata ishin luftarakë. Duhet të flasim patjetër dhe të gjejmë një zgjidhje të mirë për futbollin”.

Related posts

Mourinho akuzon Ramos: E goditi qëllimisht Messi-n dhe motivi është i qartë

Delo.autor

“MU RIKTHYEN FANTAZMAT BENEVENTO-MILAN”/ Gattuso: Ka njerëz që nuk sigurojnë dot bukën e gojës…

Delo.autor

​Formacioni më i mirë i këtij sezoni në Europë

Q.Autor

Leave a Comment