Futboll Sport

E BUJSHME/ Tentativë e çmendur, gati 300 milionë euro për të bindur Mesin të firmosë

Nga sot Lionel Mesi nuk është më lojtar i Barcelonës, pas skadencës së kontratës së tij ditën e djeshme, më 30 qershor.

Tingëllon disi e çuditshme, por për të parën herë ylli botëror, 6 herë fituesi i “Topit të Artë” ndodhet pa klub.

Sipas asaj që raporton programi spanjoll “El Chiringuito”, thuhet se Mesi do të ketë një pagë stratosferike me Barcelonën prej 300 milionë euro neto në sezon për dy vitet e para dhe 100 milionë euro të tjera të ndara për tre vite.

Shifra marramendëse për ta lidhur yllin argjentinas gjithnjë e më tepër me katalanasit.

Related posts

ZYRTARE/ Barcelona blindon të ardhmen me 50 milionë euro

Isa.Autor

DUELI NË DISTANCË/ “I dashur armik”, Ronaldo ka qëllim të kalojë Higuainin

Isa.Autor

Ja sa do paguajë Coutinho nga xhepi i tij për të kaluar te BARCELONA

Q.Autor

Leave a Comment