Futboll Sport

ZYRTARE/ Vllaznia bind talentet e akademisë, ja kush është lojtari i radhës që ka firmosur

Vllaznia nuk i ndahet talenteve të saj të akademisë. Skuadra shkodrane ditën e sotme ka zyrtarizuar Klejdi Palokën si lojtarin e ri kuqeblu.

19-vjeçari luan në fazën mbrojtëse po ashtu edhe në mesfushë dhe sipas klubit shkodran shihet si një element i perspektivës. Paloka ka firmosur kontratë 5-vjeçare dhe këtë lajm e ka bërë të ditur vetë klubi i Vllaznisë me anë të një postimi në profilin e saj në rrjetin social “Facebook”.

NJOFTIMI I KLUBIT TË VLLAZNISË –

“FIRMOS EDHE 19 VJEÇARI KLEJDI PALOKA

Vllaznia e sezonit të ri ka plotësuar organikën e saj me një tjetër lojtar të ri. Ditën e sotme, drejtuesit e klubit kanë firmosur me futbollistin 19 vjeçar Klejdi Paloka, që është produkt i Akademisë tonë. Paloka është një lojtar që luan si në mbrojtje, ashtu edhe në mesfushë dhe konsiderohet një element i perspektivës. Me të është firmosur një kontratë 5 vjeçare sepse klubi beson shumë në aftësitë e tij.”

Related posts

SFIDA NDAJ ANDORRËS/ Sulmuesi Prengaj: Objektivat e Shpresave janë që të kapim Europianin, por…

Delo.autor

NIS ME KËMBË TË MBARË/ Teuta mposht Partizanin në “Elbasan Arena” falë golit të Gjiorgev

Delo.autor

RASTET ME COVID-19/ Chiellini: E di që tani se çfarë do të thonë, por fitorja e vërtetë do të jetë…

Delo.autor

Leave a Comment