Futboll Kategoria Superiore Sport

ZYRTARE/ Kontratë 2-vjeçare, Tirana prezanton ish-mbrojtësin e Kastriotit

Tirana bën goditjen e radhës, afrohet Realf Zhivanaj. Mbrojësi ka arritur të firmosë një kontratë 2-vjeçare me klubin bardheblu. 23-vjeçari së fundmi ka qenë pjesë e skuadrës së Kastriotit dhe më parë ka mbajtur veshur dhe fanellat e Tërbunit, Vorës dhe sektorit të akademive të Tiranës. Këtë lajm e ka bërë vetë publike klubi bardheblu me anë të një postimi në rrjetin social “Facebook”

NJOFTIMI I KLUBIT TË TIRANËS –

“Realf Zhivanaj tek KF Tirana.

Afrimi tjetër i këtij sezoni është Realf Zhivanaj. Qëndër-mbrojtësi ka patur pëlqimin e drejtuesëve dhe ka arritur dakordësinë për një bashkëpunim 2-vjeçar me klubin. 23 vjeçari vesh tashmë fanellën bardheblu dhe do të jetë në dispozicion të skuadrës dhe trajnerit Shehi. ⚪️🔵✍🏻

Related posts

MOTO GP/ Yamaha nxjerr “jashtë loje” Rossin, investon te talenti francez…

Delo.autor

MERKATO E VERËS/ Egnatia, Kukësi dhe Laçi me më shumë transferime. Ja të gjitha lëvizjet e kryera deri tani në Kategorinë Superiore

F.autor

Menaxheri trondit Bayern Munich/ Lewandowski dëshiron të largohet

Sadik.Autor

Leave a Comment