Futboll Premier League Sport

MANCHESTER CITY E KËRKON ME NGULM// Presidenti i Tottenham i vendos çmimin stratosferike për Harry Kane

Herri Kejn është nën kontratë me Totenhemin dhe emri i sulmuesit anglez është lakuar si dëshirë për shumë skuadra të tjera.

Mes tyre, opsion është edhe Mançester Sit i Guardiolës, në kërkim të një bomberi. Mirëpo, në prezantimin e trajnerit të ri, portugezit Nunjo Espirito Sanço, presidenti i Totenhemit, Daniel Levi, ka caktuar edhe çmimin që nevojitet për bomberin e “Tre Luanëve”, i cili shënoi golin e dytë ndaj Gjermanisë.

“Kejn nuk ikën nga Totenhemi. Asnjë ofertë poshtë 150 milionë sterlinave nuk do të merret në konsideratë”, ka deklaruar kreu i skuadrës londineze, duke i dhënë garanci trajnerit të ri për ta nisur siç duhet punën nën drejtimin e Totenhemit.

Related posts

“MË LA PËRSHTYPJE TË MIRË”/ Modelja tregon njohjen me yllin e Manchester City-t: Më ftoi të kalonim natën dhe… (FOTO)

Delo.autor

ËSHTË KTHYER NË QENDËR TË VËMENDJES/ S’ka paqe për Rooney, zbulohen detaje të reja mbi arrestimin

Delo.autor

KUALIFIKUESET “EURO 2020″/ UEFA cakton për sfidën Islandë-Shqipëri gjyqtarin skocez…

Delo.autor

Leave a Comment