Futboll Sport

“EURO 2020″/ Ndeshje spektakolare, Spanja mposht me penallti Zvicrën dhe kualifikohet në gjysmëfinale

Spanja është gjysmëfinalistja e parë e “Euro 2020”. Iberikët mposhtën me penallti Zvicrën dhe tani presin fituesen e çiftit Itali-Belgjikë.

Koha e rregullt u mbyll në barazim 1-1, me Spanjën që kaloi në avantazh shumë shpejt, që në minutën e 8, pasi goditja e Jordi Alba u devijua në rrjetë nga Zakaria.

Në pjesën e dytë, ishte Xherdan Shaqiri ai që barazoi pas një gabimi të mbrojtjes spanjolle, në minutën e 68.

Remo Freuler u ndëshkua me karton të kuq në minutën e 76, pas një ndërhyrjeje ndaj Gerard Morenos. Futbollistët e Zvicrës, me në krye kapitenin Xherdan Shaqiri, protestuan shumë për masën ekstreme të arbitrit anglez Michael Oliver, duke marrë parasysh se Freuler preku topin në fillim. Edhe VAR-i nuk ndërhyri, pasi protokolli i Evropiani parashikon që kur bëhet fjalë për kontakt fizik, qëndron vendimi i arbitrit.

Por, edhe mes spanjollëve ka nga ata që besojnë se nuk duhej ndëshkuar me të kuq lojtari i Atalantës. Në Twitter, Cesc Fabregas shkroi: “Për mua nuk ishte as karton i verdhë, por më bëhet qejfi që e dha. Falemnderit, arbitër”.

Zvicra rezistoi edhe në 30 minutat e shtesës, duke e dërguar ndeshjen në serinë e 11-metërshave, aty ku nuk arriti të përsëriste mrekullinë ndaj Francës.

Related posts

BARAZIMI NDAJ HUNGARISË/ Southgate: Një paraqitje zhgënjyese, duhet të ngremë duart lart…

Delo.autor

VIDEO/ Inter rikthen epërsinë ndaj Bolognas, Karamoh shënon një supergol

Q.Autor

XHAKA shënon dhe ndëshkon Arsenalin, Barkley bën të harrohet Hazard te Chelsea

Isa.Autor

Leave a Comment