Futboll Sport

UKRAINË-ANGLI/ Shevchenko kërkon vazhdimin historik, ‘’3 Luanët’’ favoritë në letër (FORMACIONET ZYRTARE)

Duke filluar nga ora 21:00 do të luhet sfida Ukrainë-Angli e vlefshme për fazën çerekfinale të Kampionatit Europian.

‘’3 Luanët’’ vijnë si favoritë në letër në këtë sfidë, por nuk duhet nënvlerësuar Ukraina e cila vazhdon rrugëtimin historik në këtë Europian. Skuadra e Shevçenkos do të kërkojë të bëjë të pamundurën mbrëmjen e sotme përballë një Anglie e cila pas eliminimit të Gjermanisë nuk kërkon të ‘’llogarisë’’ askënd.

Ndeshja do të zhvillohet në stadiumin ‘’Olimpiko’’ të Romës nën masa të rrepta sigurie për shkak të rasteve të shumta me Covid-19 në Britani, teksa qeveria italiane nuk ka dashur të rrezikojë më shumë.

Sa i përket formacioneve, Sauthgejt nuk i ka kursyer yjet në këtë sfidë duke aktivizuar nga minuta e parë Kejnin, Stërling dhe Sançon në sulm. Nga ana tjetër, Shevçenko do të kërkojë të mbështetet tek lojtarët më në formë të momentit Jarmolenko, Jaremçuk dhe Zinçenko.

FORMACIONET ZYRTARE

Related posts

“Serie A në duart e Napolit”

Q.Autor

Bolt tregon për cilën skuadër do të debutojë në futboll

Q.Autor

MERR LAJMIN E BUKUR DHE I EMOCIONON TË GJITHË/ Jurgen Goxha: Do dal të lyp pa pikë turpi për ty…

Delo.autor

Leave a Comment