Futboll Sport

LAPSUSI I GAZETARES KRIJON SITUATË KOMIKE/ Mesfushori Barella lëshon batutën epike: Në fakt isha minus 7 vjeç…

Një lapsu i gazetares së “Rai Sport”, Donatela Skarnati, krijoi një situatë komike në konferencën për shtyp të mesfushorit Barela, teksa videoja është bërë virale në internet.

Gazetarja italiane, për një çast harroi që Barela kishte lindur në vitin 1997, teksa e pyeti për emocionet e netëve magjike të Botërorit të zhvilluar në vitin 1990.

“Na trego pak emocionet e netëve magjike të Botërorit 90, kur ishe 7 vjeç”, ishte pyetja e Donatelës drejtuar mesfushorit.

“Në fakt isha minus 7 vjeç, kam lindur në 1997”, u përgjigj Barella, ndërkohë që nuk mungojnë as të qeshurat në sallë.

Menjëherë pas këtij lapsusi që bëri xhiron e internetit, gazetarja e Rai-it, kërkoi falje, teksa nëpërmjet një postimi në “Twitter” shkroi:

“Kërkoj falje, kam gabuar. Krijova shumë konfuzion. Barela ka lindur në vitin 1997 dhe i thashë në 1990 ke qenë 7 vjeç.

Një lapsus i imi. Më vjen keq dhe ju kërkoj falje njerëzve që më kanë dëgjuar”, shkruan Donatela.

Related posts

SERIE A/ Shikoni çfarë ndodh kur Bonuçi sfidon Calhanoglu në goditjet e dënimit (VIDEO)

Sadik.Autor

LIVE/ Liverpool-Barcelona, mbyllet pjesa e parë. “Të Kuqtë” në avantazh

Delo.autor

“MË MUNGON SHUMË ZEMËR”/ Aktorja shqiptare publikon mesazhet me futbollistin afrikan: Njihuni me të dashurin tim…

Delo.autor

Leave a Comment