Futboll

Gilman Lika: E rëndësishme është fitorja, nuk e kam pishman penalltinë

Gilman Lika zhvilloi një ndeshje të madhe ndaj Flamurtarit, por nuk arriti ta mbyllte me një gol, edhe pse i pati të gjitha shanset të shënonte nga pika e bardhë. Kapiteni i Vllaznisë ishe i pafat, pasi goditi traversën.

Lika “Ishte një fitore e merituar e ekipit tonë. Nuk e mendonim se do të kishim arritur një rezultat të tillë kaq të thellë, por megjithatë, mund të them se kemi zhvilluar një lojë të mirë. Kemi pasur raste të tjera, siç ishte edhe 11-metërshi i humbur nga unë”, ka thënë fillimisht pas ndeshjes mesfushori i Vllaznisë. Likës nuk i mbetet peng 11-metërshi i humbur, teksa thekson më shumë se e rëndësishme në këtë takim ishin tri pikët dhe asgjë tjetër.

“Kanë vlejtur më shumë se gjithçka tjetër tri pikët që morëm në këtë përballje. Janë pikë të domosdoshme për të siguruar jo vetëm qetësinë, por ecurinë e mëtejshme. Pavarësisht sesi është rezultati, për çdo gol që humbet apo për çdo penallti që humbet, normalisht të vjen keq.

Por, unë e përsëris se e rëndësishme ishte fitorja. Shpresoj që këtë ecuri në lojë dhe në rezultate të kësaj faze të tretë, ta vazhdojmë edhe në të ardhmen, duke filluar që nga takimi me Kamzën”, përfundoi kapiteni kuqeblu, i cili gjatë këtij kampionati ka shënuar dy gola.

Related posts

“U PLAKËM…”/ Batuta mes lojtarëve të Kombëtares, Trashi ia kthen Manajt: Uzuni është…

Delo.autor

ZYRTARE/ Ndryshon stadiumi dhe orari në super përballjen, Kukësi – Tirana!

Delo.autor

“TË BËN TË NDIHESH SI NJË…”/ Legjenda Ferdinand: Është pothuajse si “Fenomeni”, drithërues

Delo.autor

Leave a Comment