Futboll Kategoria Superiore Sport

ZYRTARE/ Dinamo konfirmon goditjen në merkato, ish-ylli i Skënderbeut firmos me “blutë”

Nuk ka më dyshime, Enis Gavazaj, është zyrtarisht pjesë e Dinamos. “Panorama Sport”, raportoi ditë më parë, për akordin e arritur me palëve, teksa ditën e sotme, nëpërmjet një postimi në faqen zyrtare, blutë e kryeqytetit kanë prezantuar mesfushorin 26-vjeçar.

Pas eksperiencave brenda dhe jashtë vendit, rikthehet edhe njëherë në Shqipëri për të veshur fanellën e 18 herë kampionëve. Vlen të theksohet se sezonin e fundit, Gavazaj ishte pjesë e Prishtinës, por pa mundur të lerë shumë gjurmë.

NJOFTIMI ZYRTAR I KLUBIT:

Enis Gavazaj, një tjetër afrim për Dinamon.

Blutë kanë nënshkruar sot marrëveshjen me mesfushorin anësor, 26-vjeçarin Enis Gavazaj.

Djaloshi nga Prizreni, pas eksperiencave brenda dhe jashtë vendit, rikthehet edhe njëherë në Shqipëri për të veshur fanellën e 18 herë kampionëve, duke premtuar se do të japë më të mirën për skuadrën.

Related posts

E PABESUESHME/ Superkupa e Spanjës: SEVILLA kërcënon të braktisë FINALEN (DETAJE)

Isa.Autor

PAS TRIUNFIMIT NDAJ PARMËS/ Lautaro: I lumtur për fitoren, por duhet të punojmë më shumë

Delo.autor

Barkley prezantohet zyrtarisht tek Chelsea, ja fjalët e para

Q.Autor

Leave a Comment