Futboll Sport

KUALIFIKIMI I ITALISË NË FINALE/ Bernardeschi thur elozhe Mancinit: I vetmi që e mendonte një gjë të tillë

Federico Bernardeschi ka qenë një nga protagonistët e fitores së Italisë ndaj Spanjës me penalltinë e shënuar pas 120 minutave.

Ylli i Juventus i ka thurur elozhe trajnerit Mancini në një intervistë të dhënë për Sky Sport.

“Mendoj se ka qenë vetëm një i çmendur që ka thënë tre vite më parë se mund të arrinim në finale dhe ai është trajneri Mancini. Ka besuar gjithmonë. Kur thotë se jemi 26 titullarë është e vërtetë sepse jemi një grup i mrekullueshëm dhe ky është fryt i punës së të gjithëve”, ka thënë Be rnardeschi.

“Finalja është një arritje e madhe, por tani kemi edhe një hap të fundit për të bërë”.

Related posts

Brazil, Neymar do të ketë një kat të spitalit vetëm për vete

Q.Autor

PRONOSTARJA SHTANG FANSAT/ Pranon se ka shkuar me futbollistë

Delo.autor

Çmenduria e Adil Rami me tymin toksik, që nxori Francën nga hoteli në mes të natës

Isa.Autor

Leave a Comment