Futboll Sport

E BUJSHME/ Blerja e Barcelonës vite më parë shante Messin: Është bir ku**e

Junior Firpo ndiqej prej kohësh nga Barcelona dhe së fundmi ka mbyllur transferimin e tij te katalanasit.

Në një postim në “Twitter”, disa vite më parë, mbrojtësi 22-vjeçar shkruante: “Messi është një bir kur*e. Nuk më plas fare nëse ai dëmtohet. Shpresoj që ai të vdesë, dhe të ndalojë së shënuari”.

Pikërisht për këtë status të disa viteve më parë, lojtari është kritikuar shumë, por më pas ai ka sqaruar gjithçka: “Unë thashë gjëra të shëmtuara rreth Messit në “Twitter”, për ta ngacmuar atë. Kaq është, ishin vetëm disa fjalë fëmije. Këto ndodhin kur je 15 vjeç, kur askush nuk të njeh dhe nuk mund të mendoni, se do të ketë pasoja vite më vonë. Messi është lojtari më i mirë në botë. Kështu them gjithmonë kur njerëzit më pyesin për “Topin e Artë”, ata duhet të ia japin argjentinasit atë, dhe më pas të bëjnë një çmim tjetër për të tjerët”, u shpreh Firpo.

Related posts

ANSU FATI MUND TË LUAJË ME SPANJËN/ Por babai i talentit të Barcelonës preferon…

Delo.autor

FITORJA E DYTË RADHAZI/ Maldini Jr debuton me gol, Milan mposht me përmbysje Spezian

Delo.autor

Champions League nuk ndryshon vetëm formatin, në sezonin e ri priten ndryshime të tjera (VIDEO)

Sadik.Autor

Leave a Comment