Futboll Sport

ANALIZA/ Kostakurta me “këmbë në tokë”: Italia nuk ishte e bukur, por rëndësi ka finalja

Billi Kostakurta ka analizuar ndeshjen që bëri Italia kundër Spanjës dhe thotë se nuk zhvilloi një paraqitje të mirë. Megjithatë, ish-lojtari i Milanit thekson se në këtë mbrëmje e rëndësishme ishte arritja e suksesit.

“Me rëndësi në këtë ndeshje ishte që të fitonim dhe ne ia dolëm. Për mendimin tim, kjo nuk ishte ndeshja më e mirë që kemi bërë në këtë Europian, por sot duhet thjesht t’i bëjmë komplimente skuadrës për finalen dhe ta shijojmë të gjithë bashkë këtë moment.

Ishte meritë e Spanjës, e cila dominoi Italinë dhe tregoi se është një skuadër e madhe, por i tillë është futbolli. Mançini u tregua i përulur dhe e mori ndeshjen me qetësi duke mos kaluar në aventurë. Ishte e rëndësishme që të silleshin si kampionë dhe të sakrifikoheshin.

Nuk është kurrë e lehtë të luash kundër një skuadre si Spanja. Ata janë specialistë në qarkullimin e topit”, ka thënë Kostakurta për “Sky Sport”.

Related posts

“NE DO TË KËRKOJMË NJË EKIP TË FRESKËT”/ Koeman: Jemi ende gjallë, nuk dorëzohemi. Lenglet i merr gabimet shumë personalisht

Delo.autor

PAS LARGIMIT TË GATUSSO-S/ Fiorentina kërkon trajnerin e skuadrës ku luan mbrojtësi i Kombëtares

Delo.autor

MOTO GP/ “Doktor” Rossi mesazh emocionues fansave para garës së shtëpisë

Delo.autor

Leave a Comment