Futboll Sport

SKANDAL/ Akuza për mashtrim dhe pastrim parash, arrestohet presidenti i klubit portugez

Presidenti i klubit portugez të Benfica, Luis Filipe Vieira është në telashe të mëdha, teksa është arrestuar nga policia.

Në drejtim të tij rëndon akuza për mashtrim dhe pastrim parash. 72-vjeçari ka rënë në pranga së bashku me djalin e tij. Presidenti i Benfica akuzohet për mashtrime në lidhje me taksat dhe pastrim parash.

Kërkimet u kryen sot në stadiumin “Da Luz”, në selinë e Novo Banco dhe në kompani të lidhura me sipërmarrësin Jose Antonio dos Santos, i cili pak kohë më parë mori aksioni në klubin portugez. Kujtojmë se Vieira është në krye të Benfica që nga viti 2003, por tashmë është duke u përballur me telashe të mëdha.

Related posts

Milan: Nuk ka më blerje, Gattuso është përforcimi ynë

Q.Autor

“KORREKTËSINË FINANCIARE E SHPËRBLEJMË ME REZULTATE”/ Moçka: S’na ndal as balta, e kemi harruar krizën

Delo.autor

Mourinho, “i fiksuar” pas mbrojtësit te Juves, Alex Sandro

Sadik.Autor

Leave a Comment