Sport Të tjera

TENIS/ “Wimbledon”: përcaktohen çiftet gjysmëfinaliste për femra

Janë luajtur ndeshjet çerekfinale të grand slam të Wimbledon për femra, që kanë përcaktuar 4 tenistet që do të shkojnë në gjysmëfinale.

Tensitja çeke Karolina Pliskova mundi 2-0 (6-2, 6-2) zviceranen Viktorija Golubic. Përballë saj do të jetë tenistja bjelloruse Aryna Sabalenka, që në çerekfinale fitoi po 2-0 (6-4, 6-3) ndaj tunizianes Ons Jabeur.

Në gjysmëfinalen tjetër do të luajnë tenistja gjermane Angelique Kerber dhe ajo australiane Ashleigh Barty. E para mundi 2-0 (6-2, 6-3) çeken karolina Muchova. Ndërsa Barty, numri 1 në botë, fitoi 2-0 (6-1, 6-3) me kroaten Ajla Tomljanovic.

Related posts

ZBULON KËSHILLËN E MARRË NGA “JASHTËTOKËSORI”/ Pedri: Nëse ta thotë ai…

Delo.autor

CROTONE-MILAN/ “Kuqezinjtë” i shpëton VAR-i, Kessie “thyen akullin” ndaj vendasve (VIDEO)

Delo.autor

LEONARDO PRANON KRIZËN/ Milan merr vendimin për trajnerin Gattuso (FOTO)

Delo.autor

Leave a Comment