Boks Sport Të tjera

PËRPLASJA E “TITANËVE”/ Wilder akuza Fury: Do të kërkojë të mashtrojë sërish si herën e fundit

Boksieri amerikan Deontay Wilder, ish-kampion bote në peshën e rëndë, beson se rivali i tij për duelin e 24 korrikut, britaniku Tyson Fury, do të vijë në ring me një tjetër strategji mashtruese. Disa herë Wilder ka akuzuar Fury se ka përdorur doreza më të rënda në sfidën e fundit mes tyre, në shkurt të 2020-ës, duke mashtruar në ring. Akuza që janë hedhur poshtë nga boksieri britanik.

“Mendoni se ai nuk do të mashtrojë edhe këtë herë? Ju garantoj se ata po mendojnë një tjetër plan për të mashtruar. Por këtë herë ai nuk do t’ia dalë mbanë me dorezat si bëri herën e fundit dhe nuk ka asnjë shans të më hedhë sërish KO”, u shpreh Deontay Wilder, 42 fitore, 1 humbje e 1 barazim në karrierë. Ndërsa Fury, 30 fitore e 1 barazim, është i pamposhtur dhe mban titullin e kategorisë WBC në peshën e rëndë.

Related posts

“NEYMARI I RI”/ Kush është blerja e re e Juventus që ka thyer rekorde dhe tifozët po “çmenden” pas tij…

Delo.autor

ZBULOHET PRAPASKENA/ Real Madrid nis kontaktet me Sergio Ramos, ka një problem për rinovimin

Delo.autor

KRIZA NGA KORONAVIRUSI/ Reduktimi i pagave te Juventus, Ronaldo i befason të gjithë

Delo.autor

Leave a Comment