Futboll Sport

“EURO 2020″/ Nuk është portieri Shmajkëll, UEFA zgjedh lojtarin e ndeshjes Angli-Danimarkë

Anglia arriti të triumfonte me rezultatin 2-1 në gjysmëfinalen e zhvilluar në “Uembli”, duke siguruar për herë të parë në histori, një biletë për në finalen e Kampionatit Europian. Goli i Herri Kejn në minutën e 104-të i dhuroi fitoren “3 Luanëve”, teksa koha e rregullt përfundoi në barazim 1-1.

Fillimisht gjuajtja nga pika e bardhë e penalltisë, u ndal nga portieri Shmajkëll, teksa kapiteni i Anglisë, ndoqni mjaft mirë aksionin dhe me tentativën e dytë e dërgoi topin në rrjetë.

Edhe pse portieri i Danimarkës Shmajkëll, i magjepsi të gjithë me pritjet spektakolare, në fund UEFA vendosi t’i dorëzonte trofeun e lojtarit të ndeshjes, sulmuesit Herri Kejn.

Related posts

Shoqatat fantazmë në FSHF, si u regjistruan në gjykatë

Q.Autor

INTER KA NJË KONKURENT TË FORTË/ Klubi italian futet në garë për Luka Modriç

Isa.Autor

TRE PRETENDENTËT KRYESORË TË CHAMPIONS LEAGUE/ Kë favorizojnë kompanitë e basteve për t’a fituar kupën

Isa.Autor

Leave a Comment