Futboll Kategoria Superiore Sport

CONFERENCE LEAGUE/ Partizan spektakolar, fiton bindshëm takimin e parë ndaj Sfintul Gheorghe

Stenio Junior fantastik, Partizani shpartallon me rezultatin 5-2 Sfintul Gheorghe në ndeshjen e parë të Conference League në “Elbasan Arena” dhe kualifikimi në raundin e dytë ku i pret Basel duket një formalitet.

Braziliani ishte protagonist në të pestë golat e “Demave”, teksa shënoi dy herë dhe asistoi në tre të tjerët. Stenio Junior e nisi në pjesën e parë kur shfrytëzoi gabimin e miqve dhe shërbeu për Cardoso. Ky i fundi nuk fali brenda zone.

10 minuta më pas Stenio realizoi edhe golin e dytë, ndërkohë që miqtë më pas fituan një penallti në fundin e pjesës së parë dhe Volkov nuk gaboi. Skuadrat iu drejtuan dhomave të zhveshjes me rezultatin 2-1 në fuqi.

Dhuratat e Sfintul nuk kishin mbaruar dhe Junior realizoi edhe golin e tretë, pasi mbrojtësit miq nuk spastruan zonën. Edhe te goli i katërt ia dhuruan topin brazilianit, i cili këtë herë i dha mundësinë Carës të shënonte.

Stenio “show” nuk kishe mbaruar. Pesë minuta nga fundi asistoi me kokë për Cardoso, i cili i dha “shuplakën” skuadrës moldave. Kaq dhe tashmë Partizani mund të festonte, edhe pse janë edhe 90 minuta për t’u luajtur.

Related posts

PËRPLASJE E PANUCCIT/ Diktatori me pushtetin e rremë dhe…

Delo.autor

“PLAS” KEQ/ Man City dështoi të blinte Messin, Mourinho reagon duke u tallur: Ai shkon vetëm tek…

Delo.autor

Conte tallet me Moratan: Ai ishte zëvendësues edhe në Real e Juventus

Q.Autor

Leave a Comment